AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Kanabisi nuk mbaroi me Lazaratin”, zv.ministrja Voda: Krimi ndodhet një hap përpara

Për Zëvëndësministren e Ministrisë së Brendshme, Rovena Voda fenomeni i kanabisit nuk mbaroi me Lazaratin, pasi krimi gjendet një hap përpara dhe gjen hapësira të reja. Deklarata e saj erdhi nga qyteti i Tepelenës, një zonë problematike për kultivimin e  hashashit.

Gjatë mbledhjes së Task Forcës në luftën kundër kanabisit zhvilluar me drejtues të institucioneve lokale të Qarkut Gjirokastrës, Voda tha gjithashtu se data 15 qershor është afati i fundit për ti dhënë fund këtij fenomeni. Në të kundërt pas kësaj date tha ajo nuk do të tolerohet asnjë rast dhe do të merren masa administrative ndaj personave përgjegjës.

Edhe prefekti i Qarkut Gjirokastrës, Astrit Aliaj dhe kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi u shprehën të vetëdijshëm se kanabisi është një fenomen që duhet luftuar ende në jug të vendit.

Kultivimi dhe trafikimi ë kanabisit është evidentuar si fenomen shqetësues në Shqipëri dhe sidomos në Qarkun e Gjirokastrës e cila cimbol kishte Lazaratin. Por pas 2014 vit ky kur Lazarti u shua nga harta si njollë e zezë për Shqipërisë, ky fenomen filloi të lulëzonte si ‘kërpudhat pas shiut” në zona të tjera në jug të vendit dhe vecanërisht në Tepelenë. Ndonëse gjatë deklaratës së saj, Zëvëndës ministria Voda deklaroi se viti 2018 ka qene “viti 0”  sa i përket ekzsistencës së këtij fenomeni, edhe pse rastet e bëra publike nga vetë Policia Vendore e Qarkut të Gjirokastrës deklarojnë të kundërtën.

(F.GJ/FAXWEB.AL;)

Fjalët Kyce

Publikohet videoja ku kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla konsumon kokainë në një ambient publik:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *