Ylli i UFC-së, Conor McGregor është arrestuar në Korsikë për sjellje të pahijshme dhe ngacmim se.ksual. Sipas AFP-së, irlandezi është ndaluar nga policia në Korsikë të Francës.
Në një komunikatë të zyrës së prokurorit lexohet: “Pas një denoncimi në 10 shtator për akte që mund të përshkruhen si ngacmim s.eksual, zoti Conor Anthony McGregor është subjekt i shoqërimit në polici”.
Nuk janë dhënë detaje të tjera mbi rrethanat e kësaj ngjarjeje. Conor McGregor i mohon akuzat. Ai është marrë në pyetje dhe është liruar,” i tha zëdhënësi McGregor “TMZ-s”.