Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashSportTe FunditTe Gjitha

Kampione në karate, 13-vjeçarja nga Lushnja nderon Shqipërinë në Beograd

13-vjeçarja shqiptare është shpallur kampione e Ballkanit  për karate në peshën 39 kilogramë. Ajo është Ermalinda Kadiun nga Lushnja, e cila mundi boshnjaken.

Në këtë kampionat të zhvilluar në Beograd kanë marrë pjesë 10 shtete. Përveç Ermelindës, medalje ari për meshkuj mori edhe Dejan Asalla nga Peqini. Në një prononcim për “Top Channel”, 13-vjeçarja shprehet:

“Është e vështirë sepse në finale u ndesha me një boshnjake. Mu duk e vështirë ndeshja. Kam 5 vite që e ushtroj këtë sport. Ishte hera e dytë që shkoja në kampionatin e Ballkanit dhe hera e parë që shpallesha kampione”-tha ajo.

Ajo ka edhe një mesazh për bashkëmoshatarët: “Të merren me një sport dhe të mos luajnë në celular”.

(B.H/Faxweb)

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *