Është shënuar një vitkimë nga aksidenti i fortë që përfshiu një kamion dhe një makinë tip Benz në aksin Lezhë-Shkodër.
Policia njofton se drejtuesi i mjetit tip Benz ka mbetur i vdekur në vend si pasojë e aksidentit të rëndë, ndërkohë nuk dihet akoma identiteti i tij.
Shoferi i kamionit, shtetasi me inicialet T.M., është shoqeruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë.
Njoftimi:
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 20:00, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër ,në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit “, mjeti tip “Benz” është përplasur me mjetin kamion, ku për pasojë ka ndërruar jetë në vend drejtuesi i mjetit tip “Benz” ende i paidentifikuar .
Drejtuesi i kamionit shtetasi T.M.,është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
(E.H/Faxweb.al)