Detaje të reja janë mësuar mbi sasinë prej 300 kg kokainë të kapur në Portin e Durrësit në një kamion me targa maqedonase.
FaxNews ka mësuar emrin e shoferit të arrestuar nga policia, i cili është Nazif Ajroski, 40-vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.
Burime bëjnë me dije se kamioni ka hyrë nga pika kufitare e Qafë Thanës dhe nesër do nisej për në Itali, ku destinacionin e kishte në Napoli.
Mësohet se itinerari i kamionit do të ishte: Belgjikë-Serbi-RMV-Shqipëri.
Kamioni ka qenë i ngarkuar me hekur dhe kokaina ishte e fshehur në sarbatorin e mjetit.
Në bazë të dyshimeve të krijuara nga skaneri autoritetet e futën kamionin për kontroll të detajuar në vijën e dytë, ku u konsistua edhe lënda narkotike e ndara në pako të vogla me logo “Dior”, “Chicago Bulls” dhe logon e ekipit të futbollit të PSG-së.
Policia dhe grupi hetimor po vijon punë për identifikimin dhe kapjen e anëtarëve të tjerë të grupit kriminal.