Mësohet se përgjimet kanë nisur që në fillim të gushtit e më pas është arritur të zbulohet se lënda narkotike ka mbërritur në zonën e Frakullës së Madhe në Fier, në oborrin e shtëpisë së ish-kryekomunarit Viktor Çervanaku.
Mësohet se deri tani janë më shumë se 10 persona të kapur e pritet arrestimi i disa të tjerëve. Mësohet se gjatë operacionit janë kapur edhe armë. Ekspertiza e lëndës narkotike pritet të kryhet në Tiranë nga ku do të dalë edhe sasia e plotë e saj.
Nga oborri i shtepisë së ish kryekomunarit Çervanaku janë ngarkuar tre kamionë të policisë, ndërsa është shtuar prania e forcave policore.