Kanë mbërritur në qytetin e Vlorës materialet e para për zgjedhjet e 25 Prillit.
Sipas pamjeve të siguruara nga ‘Faxweb’ kamionët e ushtrisë kanë bërë të mundur transportimin e materialeve që do të përdoren në qendrat e votimit për zgjedhjet parlametare të 25 Prillit.
Bëhet me dije se materialet zgjedhore do të vendosen në ambientet e Pallatit të Sportit për tu shpërndarë më pas në Qendrat e Votimit të qytetit të Vlorës.
Ndërkohë na ndajnë vetëm 12 ditë nga zgjedhjet parlamentare të cilat siç shihet deri më tani nga fushata elektorale, ka për të qënë një garë e fortë mes partive.
(R.G/Faxweb.al)