Një aksident si rëndë ka ndodhur në Riçione të Italisë të premten, ku ka mbetur i plagosur një shtetas shqiptar.
Mësohet se ai ishte në drejtimin e një kamionçine, por ka dalë jashtë rruge dhe është përplasur fuqishëm me një pemë. Sipas hetimeve paraprake, shqiptari ka mundur që të dalë nga mjeti.
Por disa minuta më vonë është ndjerë keq. Për këtë arsye ai është transportuar në një spital me helikopter. Mësohet se nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar të tjerë, ndërsa identiteti i shqiptarit nuk bëhet me dije.
Siç duket edhe nga pamjet, përplasja ka qenë shumë e fortë, aq sa makina është shkatërruar pothuajse e gjitha.