Kryetari i Gjykatës së Apelit Shkodër, gjyqtari Fuat Vjerdha, është shkarkuar në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (KPK), pas rihapjes së hetimeve me pretendimin se ka disa konstatime të reja dhe denoncime nga publiku lidhur me aspektin profesional dhe kriterin e pasurisë (lexo këtu).
Ndërkohë në një deklaratë për mediat, Vjerdha ka deklaruar se vendimi ndaj tij është marrë pas denoncimit të bërë nga një avokat I cili ka bërë deklarime të pavërteta në KPK ç’ka ka dërguar në shkarkimin e tij nga posti në gjyqësor.
Sipas Vjerdhës, janë vendimet që ka marrë në karrierën e tij në gjyqësor ato që kanë ngritur këtë reagim ndaj tij.
“Vendimi i KPK krijoi një lloj mosbesimi edhe për reformën në drejtësi dhe rezultatet e saj por kjo nuk provon se kjo nuk mund të arrihet vetëm me vendimin e dhënë ndaj meje i cili duhet thënë se ishte i gabuar por kjo nuk do të thotë se Reformna në Drejtësi ka dështuar. Unë patjetër do ta apeloj këtë vendim.
Nuk rri dot pa përmendur faktin se çelet seanca gjyqësore se avokati Roland Mlluzha ka bërë një denoncim në vitin 2008 për një vrasje të ndodhur në vitin 2001. Avokati pretendonte me materialin e paraqitur në KPK se prokuroria nuk ka përfunduar aktin e akuzës për të pandehurin Gentian Hoxha dhe KPK më ngarkon mua barrën e provës duke më thënë se si e keni kaluar ju shkeljen proceduriale. Kur ky avokat thotëe për mua se ju fut krahun njerëzve i merr për kafe. Ndërkohë habitem se si KPK merr parasysh një denoncim të tillë të pavërtetë. Janë vendimet e mia që kam marrë ndër vite që kanë ngrituar atë reagim ndaj meje. Sepse unë kam qenë pjesë në vitin 2008 anëtar i grupit gjykues që kam përbërë shumicën për rrëzimin e kërkesës për lirimin e njërit prej Avdylajve emrin e të cilit nuk e mbaj mend tani, që i ishte drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë për t’u liruar nga burgimi sepse pretendonte se i rrezikohej jeta. Dhe unë kam vendosur rrëzimin e kërkesës që të vazhdojnë në gjykimin e tyre”, tha Vjerdha