Kryeministri Edi Rama ka përsëritur mbrëmjen e sotme ftesën për bashkëpunim me Partinë Demokratike, por duke përjashtuar kategorikisht mundësinë për bashkëpunim me LSI-në.
Rama u shpreh i gatshëm për t’u ulur dhe për të biseduar me Bashën apo këdo tjetër të PD-së dhe për të folur për çdo gjë.
“Kam punë vetëm me partinë Demokratike të Shqipërisë. Nuk më intereson asnjë parti tjetër. LSI për mua i përket një kategorie tjetër. Jam i gatshëm pa limit të bashkëpunoj me PD-në. Nuk është me ne duam këtë. Ulemi dhe fillojmë dhe ndërtojmë parimet e këtij partneriteti. Nuk kam kufinj. Meta është jahstë çdo lloj konfiguracioni”, tha Rama.
(E.H/Faxweb.al)