AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Kam informacione si anëtar i Komisionit të Sigurisë”, Lefter Maliqi tregon zgjidhjen e thjeshtë për çështjen e Lefter Allës

Deputeti Lefter Maliqi ka qenë i ftuar në studion e lajmeve të Fax News ku ka folur për për temën më të përfolur të ditës, videon e kryebashkiakut të Bulqizës i cili shfaqet duke konsumuar kokainë, por edhe për çështje të tjera si reforma zgjedhore, kriminalitetin në vend, emigrimin e të rinjve dhe zgjidhjet që sipas tij mund ti japin fund krizës në vend.

Maliqi tha për kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla se Rama nuk reagoi për këtë çështje sepse merr vetë drogë, ndërsa shtoi se zbulimi i rastit nuk është meritë e opozitës por e medias.

“Rama nuk reagoi për Allën se merr drogë vetë. Se si zgjidhet kjo çështje është shumë e thjeshtë, testi i drogës. Mos t’u duket habi shqiptarëve kryebashkiakë duke konsumuar drogë, për shkak se çfarë nuk po dëgjojmë prej vitesh. Edhe sot pashë drejtorin e drejtimit doganor që është si i dyshuar për trafik droge. Në rastin konkret unë kam dijeni që në Tetor, kjo nuk është meritë e opozitës por i medias shqiptare që duhet të ketë liri. Ndaj gjithashtu jam edhe kundër ligjit ‘anti-shpifjes’. Media nuk është gjykatë, ajo mbledh materiale dhe është detyrë e drejtësisë të hetojë. Si zgjidhet kjo çështje? e thjeshtë, një test droge”.

Tre janë faktorët që sipas Maliqit e zgjidhin situatën politike në vend: testi I drogës për politikanët dhe zyrtarët e lartë, zgjedhjet e parakohsme dhe ndryshimi i sistemit zgjedhor, për të cilët dha këtë qëndrim.

“Kam qenë drejtues policie edhe në Bulqizë e zonat e veriut, kjo çështje është lehtësisht e zbulueshme nëse SPAK i futet seriozisht. Djali i tij (Lefter Allës) është kapur me drogë, një nip i tij nuk dihet se ku është dyshohet për drogë. Jua them këtë sipas informacioneve që i kam sepse jam anëtar i Komisionit të Sigurisë. Vendi po kalon një krizë të jashtëzakonshme politike, ekonomike. Për këto problem kam kërkuar interpelancë që do të zhvillohet me datë 30 me ministren. Vrasje, krime, në mes të ditës në gjithë vendin, nuk shikohen ngjarje të tilla as nëpër filmat aksion. Situata është alarmante, kemi kryebashkiakë të lidhur me krimin, drejtues policie të lidhur me krimin, kjo është situata në krye të saj Edi Rama pastaj ministrat e me radhë. Këtë vend e shpëton ndryshimi i sistemit, pranimi i testit të drogës dhe zgjedhjet e parakohshme. KÇK-ja e famshme kjo është kush do të kapi, opozita në rrugë Drejtorët dhe këta që janë në pushtet do të kapin”.

Maliqi foli edhe për personat e liruar nga burgu një pjesë e të cilëve ishin dënuar përjetë, ndërsa ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Ramë për të cilin tha se është kapur nga krimi dhe I liron për t’i ofruar mbështetje.

“Persona me dënim përjetë janë liruar. Shteti akuzon gjyqtarët, shteti akuzon shtetin. Nuk mendoni se shteti ka ditur diçka për lirimin e shtatë personave me dënim të përjetshëm? Ka të gjitha institucionet në varësi. Mund të ketë 6 muaj që po përgatitet terreni. Imagjinoni i burgosuri për vrasje e krime të mëdha ka sjellje shembullore, ose me orë pune. Nuk ka fuqi ministrja të shkarkojë gjyqtaren, i ka thënë Edi Rama ministres dil ti fol për këtë. Dalin vetëm për zgjedhjet, jemi në prag të zgjedhjeve të parakohshme. Rama e di shumë mirë se do të humbiste për shkak të gjithë faktorëve që kanë shkaktuar këtë situatë që po kalojmë. Kjo është mbrojtja që po bën ai nga krimi, sepse nuk po arrin dot të bëjë një marrëveshje të dytë me opozitën. Nëse zgjedhjet bëhen brenda kësaj pranvere, opozita fiton, nëse shkohet në 2021 opozita do ta dëmtonte shumë veten. Ndaj po e bllokon ende Gjykatën Kushtetuese sepse me t’u ngritur i rrëzon zgjedhjet moniste të 30 Qershorit. Situata është e rëndë, krimi është rrugëve, po merr tenderat, po drejton policinë. Gjithë këta që kanë dalë janë në linjë që kanë bërë fushatë për Partinë Socialiste. Ligj për amnisti ndaj vrasësve nuk ka. Ne jemi vendi i parë në Ballkan madje edhe në Europë për mbipopullim, ministrja thotë se nuk ka mbipopullim, por kjo dihet se kanë ndërtuar më shumë burgje se sa spitale apo shkolla. Këta deshën të arrestojnë aktorin Koço Devolen imagjino të arrestojnë kriminelët. Edi Rama e ka problemin me krimin brenda burgjeve por edhe jashtë burgjeve. Besoj dhe shpresoj tek ambasadorja e re e SHBA që do të marrë informacione dhe të jetë në linjën e drejtë të DASH duke nxjerr në pah gjithçka ndodh këtu”.

Deputeti komentoi edhe atë që po bëhet me reformën zgjedhore, marrëveshjen mes palëve, mundësinë për nryshimin e sistemit zgjedhor, çfarë sjell aid he kush e pengon.

“Sistemin zgjedhor këta nuk e ndryshojnë, nuk i intereson as PD-së as PS-së. Pakti u intereson partive që të hyjnë në sistem. Megjithatë ato u ulën që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Unë jam për sistem mazhoritar. Deputetët e opozitës janë gëzuar shyqyr që u bënë deputet për herë të parë, dhe nuk e kanë mendjen tek politika dhe për ti shërbyer Shqipërisë, siç ka edhe deputetë nga PS. Sistemin këta nuk e ndryshojnë sepse kanë frikë sepse edhe kryetarët e partive mund të dalin më të dobët se sa ti. Vetë i caktojnë emrat, por nëse nuk je i fortë në mbështetjen popullore. Unë nuk I zhgënjej njerëzit, më mirë zhgënjej liderin, më cakton në listë i 4 por me votat që marr mund të dal i pari.

E rëndësishme është që kjo reformë të bëhet sa më shpejt, Kushtetuesja të ngrihet sa më shpejt. Parlamenirt është kukull, e ka kapur kryeministri, reforma në drejtësi është kapur. Jemi në situatë ku duhet një marrëveshje dhe ndërhyrje ndërkombëtare. Nëse nuk bëhen zgjedhje deri në shtator njerëzit po ikin dhe opozita do ta ketë shumë të vështirë. Mbase ky është qëllim i ndonjë shteti fqinj që njerëzit të ikin. Një lider që mendon për karrigen e vet dhe zgjedhjet e ardhshme nuk mund të jetë kryeministër. Portalet e punësimit janë të kota, nga 500 ankesa zgjedh njerëzit e vet dhe bën ndonjë shoë. Ky nuk e don policinë, por vetëm për të mbrojtur interesat e veta. Krimi nuk mund të jetë as i majtë as i djathtë”.

 

(F.GJ/FAXWEB.AL)

A mendoni se jemi në gjendje të mbrohemi apo të menaxhojmë një 'krizë" të shpërthimit të Koronavirusit në vend?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *