Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Kam dy ditë që pi ujë me sheqer”, klithma e të moshuarës në Vlorë: Më kërcasin zorrët natën, dhe të vdes, s’ka kush të më varrosë

Ditën e sotme videoja e një të moshuare nga Vlora, që mes skamjes dhe varfërisë kishte dalë në rrugë, duke rrezikuar edhe gjobën, preku zemrat e të gjithëve.

“Kam dy ditë që pi ujë me sheqer”, shprehej e moshuara që nuk kishte marrë as mbështetjen e Bashkisë së Vlorës.

“Jam 83 vjeçe jam pa njeri fare në shtëpi. Po pi ujë me sheqer. Dhe do dal le të më marrë dhe të më fusë në bug policia se unë po rri pa ngrënë. I dërgova sekretares së Dritan Lelit dhe nuk e vuri ujin në zjarr dy ditë pa bukë, ujë me sheqer piva mbrëmë. Nuk më zinte gjumi. Sikur një dorë makarona të kisha të bëja supë. Unë nuk und të kërkoj në lagje tani”, shprehet e moshuara.

Ndërkohë që kanë dalë dhe pamjet brenda banesës së saj ku jeton e vetme.

“Unë dhe po të vdes, s’ka kush të më varrosë, s’kam një lëng një gjë. Një shoqe vetëm më ka ndihmuar, ja çmë solli diçka. Me ujë e me sheqer jetoj, më kërcisnin zorrët, unë nuk kam ku shkoj, skam njeri në Vlorë, as kushërinj, asgjë. Kisha 100 lekë dhe nuk më dhanë asnjë vezë, se bënte 15o lekë.

Le të vdes, helmin gati e kam, nuk e shtyj dot kështu, të më japin pensionin të paktën, sa është data sot? Me pensionin ça të bëj para, të paguaj drita, ujë, të ble gazin? Njeri s’kam, një djalë me gjysmë krahu e kam në Itali. Kam dalë që të më zinte ai virusi, po smë ka zënë, bëjeni o një pjatë supë që ta hanë të tërë“, tregon mes dhimbjes e moshuara.

(E.K/Faxweb.al)

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *