Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Kalon për gjykim çështja ndaj ish-kryebashkiakut Kajmaku

Sot është zhvilluar sot seanca paraprake për ish-kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmaku ndërsa Prokuroria kërkon të gjykohet për falsifikim formulari dhe ushtrim kompetencash në kushtet kur i kishte përfunduar mandati.

Mbrojtja e Kajmakut ka kërkuar pushimin e çështjes, por gjyqtarja Vjollca Spahiu ka vendosur të kalojë çështjen për gjykim. Agim Kajmaku është ende në kërkim prej 2 muajsh.

Kajmaku u denoncua nga Partia Demokratike, që kishte fshehur dënimin në Greqi, ku ishte kapur duke qarkulluar me monedha të falsifikuara.

Prokuroria e akuzon kryebashkiakun për 3 vepra penale” Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve, Fallsifikim i Dokumentave dhe Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës.

Kajmaku është në arrati që prej shpalljes në kërkim, është nën masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë.

Por pavarësisht se ndodhet në arrati, kompania e tij pak javë më parë arriti të fitonte një tender,  që iu dha as më pak dhe as më shumë se nga Ministria e Brendshme, e drejtuar nga Sandër Lleshaj.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *