Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur verifikimin për kallëzimin e shtetases Irini Bua e cila ka kallëzuar deputetin e Partisë Socialiste Alket Hyseni për tjetërsimin e pronës në bregdetin e Jugut
Prokuroria mësohet se ka tërhequr dokumentet nga zyra e hipotekës së Vlorës dhe gjithashtu vendimet e gjykatave për pronën e diskutuar.
Sipas kallëzimit të depozituar në prokurorinë e krimeve, Bua pretendon se me anë të tjetërsimit të dokumentacionit të pronësisë asaj i janë marrë 11 mijë m2.
Hetimet po kryhen nga Task Force pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ndfërsa prona për të cilën akuzohet Hyseni është në bregdet, pranë Dhërmiut.
(M.Q/Faxweb)