Kryeministri Edi Rama është ndalur të komentojë përçarjen e të majtës siç e quan ai, midis Partisë Socialiste dhe LSI-së.
Duke u shprehur se kur e majta është bashkë ka bërë gjëra të mira, Rama bëri thirrje për një riunifikim të së majtës.
Rama deklaroi se të gjithë ata persona që deri dje ishin pjesë e LSI-së në Berat, tashmë janë të bashkuar në një emër që është Partia Socialiste e Shqipërisë, duke përmendur këtu edhe afrimin në radhët e PS-së të Nasip Naço-s.
“Kemi bërë gabime për të cilat ke,i kërkuar dhe falje. Nëse përballesh me shtetin dhe përballe gjen dikë të pashpirtë, patjetër që lëndohesh. Për çdo rast kur gjërat nuk shkojnë siç duhet mbahet përgjegjësi. Ne nuk jemi këtu për të thënë ajo që kemi bërë është një mrekulli. Nuk jemi këtu as për të pretenduar se nuk do të bëjmë gabime. Janë të pashmangshme kur njerëzit punojnë. E rëndësishme është të mos përsërisim gabimet. Në çdo hap që bëjmë gjërat e mria të jenë më të dobishme. Nasipi tha që kishte ardhur këtu sepse na kanë marrë shumë vota. Në fakt kjo është gjysma e të vërtetës. Gjysma tjetër është se pjesë e këtij borxhi jemi dhe ne. Sepse në fund të ditës, për atë ndarje njerëzit e zakonshëm janë që i rreh zemra majtas dhe që kanë paguar kosto. Ne së bashku kemi bërë gjëra të mira.
Kur bëmë bilancin më shumë kemi krijuar kosto nga ajo ndarje, nga ajo përçarje. E para e solla shembullin këtu duke iu referuar Nasipit, për të theksuar se ky moment është shumë i rëndësishëm. Ne e riunifikojmë të majtën, gjithë këtë popull këtu që e kanë zemrën majtas kur vjen puna te zgjedhjet në procesin demokratik. E unifiokojmë në qëllime dhe veprime një forcë të tërë. Kjo për mua është jashtëzakonisht shumë e rëndësishme për të sotmen dhe të nesërmen e PS-së. Ajo është e nesërmja e Shqipërisë. Me të gjitha të metat e saj, PS-ja është e vetmja forcë në historinë e saj që nuk është lekundur kurrë në mbrojtjen e interesit kombëtar. Të atyre që sot përsëri duan të kthehen në krye të vendit. Përfundimisht, Nasipi këtu dhe të gjithë ata që i përkasin atij komuniteti të madh, që ishte deri dje LSI Berat. Patjetër që Ilir Meta, Monika dhe të gjitha mbetjet e asaj partie jkanë gjetur vendin e tyre. Kërkojnë përsëri të marrin plaçkë në Shqipëri. Ne jemi e njëjta ngjyrë. Të gjtihë ata që deri dje kanë qenë në njërën apo tjetrën anë të së majtës, sot kanë vetëm një emër Partia Socialiste e Shqipërisë. Duke qenë bashkë të gjithë kanë mundësi të bëjnë maksimumin për të njëtjin qëllim,” deklaroi Rama.
(E.H/Faxweb.al)