AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha
“Rastet pozitiv me Covid-19 në Krujë i paralajmërova”, gazetari tregon shkeljen kushtetuese me zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme

Gazetari Aulon Kalaja gjatë një lidhje me Skype për televizionin Fax News komentoi situatën pandemike që po kalon vendi si pasojë e koronavirusit. Ai tha se vendimi i qeverisë shqiptare për të shtyrë me dy muaj gjendjen e jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore është i padrejtë pasi parashikohet shtyrje me vetëm 30 ditë dhe pastaj në varësi të ecurisë të zgjatet koha nëse është e nevojshme.
“Në cdo rast duhet të mblidhet Kuvendi për këtë vendim”,- tha Kalaja.
Në lidhje më rastet e rezultuara pozitiv në rrethin e Krujës në fasoneri ai tha se e kam paralajmëruar një gjë të tillë duke bërë thirrjen që këto subjekte të mbyllen. Një gjë tjetër që ka ndodhur më këta përsona është edhe bërja publike e emrave të tyre gjë që nuk lejohet duke u bërë thirrje autoriteteve të kenë kujdes.
“Ne nuk kemi marrë masat e duhura në lidhje me pandeminë përderisa nuk kemi bërë testet e nevojshme”, -tha gazetari Kalaj.
NE SKYPE AULON KALAJA, GAZETAR
Publiée par Fax News sur Mardi 21 avril 2020