Shqiptarët që jetojnë në Greqi, por që kanë vizituar atdheun e tyre ditë e fundit, rruga e kthimit u është shndërruar në makth, ndërsa prej 3 ditësh, qëkurse janë njohur me masat e reja të shtetit helen, janë dyndur drejt vendit ku kanë ndërtuar jetën dhe familjet e tyre.
Gjatë ditës në mes të diellit e temperaturave përcëlluese dhe gjatë natës nën qiellin e hapur, me sytë nga shtati që thotë të paktën publikisht se s’ka ç’bën pasi nuk është vetëm në dorën e tij por edhe të shtetit fqinj, emigrantët po kalojnë ditë e netë në radhë në mes të rrugës.
Mijëra qytetarë shpejtuan të nisen drejt Greqisë duke tentuar të shmangin datën 16 gusht kur edhe hyn në fuqi vendimi nga pala greke për karantinimin me 7 ditë për personat që vijnë nga Shqipëria. Disa gjëra ndodhin jashtë çdo parashikimi, dhe e tillë ndodhi edhe një ngjarje tragjike ditën e sotme, ku një ambulancë që udhëtonte për të shpëtuar një të sëmurë, i mori jetën një fëmije 10-vjeç në mes të rrugës.
Një tjetër video është publikuar së fundmi nga JOQ Albania dhe në të duket një vajzë e re e ulur përtokë në gjendje jo të mirë shëndetësore ndërsa një infermiere e këshillon të ushqehet shpesh dhe nga pak.
Personi që ka nisur videon shkruan: I bëjmë thirrje Edi Ramës ti japë zgjidhje se po vdesin njerëzit rrugëve. Ndërsa më pas infermierja largohet me nxitim pasi i thonë se është një grua duke lindur dhe se ka nevojë urgjente për ndihmë mjekësore: Është një grua për lindje dhe nuk e le askush të kalojë.
View this post on Instagram