AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Kadastra e Durrësit/ “Përplasje mes bandash”, Gjata: E kemi denoncuar me kohë prokurorin

Sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax News ku foli për arrestimin e 3 protestuesve të Astirit, negociatat, takimin e Edi Ramës me Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev si dhe për Reformën Zgjedhore.

Ai tha se nuk do të ketë hapje të negociatave këtë muaj për shkak të skandaleve të qeverisë Rama ku përfshihen sipas tij, kriminaliteti, aferat korruptive duke konsideruar si problem të vetëm kruyeminitrit të cilit i kërkon dorëheqjen.

“Po për Maqedoninë pse nuk kanë probleme të brendshme? Por për heqjen e vizave pse na pranuan kur kishin problem të brendshme siç thotë Rama? Apo ia ka fajin opozita, se kur hymë në NATO nuk na e kishte fajin opozitë”

Ndërsa për Reformën Zgjedhore, Gjata tha se opozita mori pjesë në tryezën e OSBE-së për të cilën deklaroi se duhej të kishte pasur një reagim për drogën dhe kriminalitetin.

“Reforma Zgjedhore nuk bëhet pa opozitën që është votuar prandaj ne paraqitëm 5 pika dhe e kemi thënë në tryezën e OSBE-së. Aty thamë se nuk bëhet me Edi Ramën, Damian Gjiknurin dhe administratën e kriminalizuar. Ne kemi kërkuar që ndërkombëtarët ta drejtonë këtë proces dhe duhet të jetë baza e këtij procesi. Ne nuk ulemi me klanet dhe bandat, bëj reforma sa të duash ai prap i blen zgjedhjet. Prandaj them se pa u plotësuar 5 kushtet e opozitës nuk bëhet Reforma Zgjedhore”.

Lidhur me deklaratën e Ramës në Kuvend seancën e kaluar ndaj sistemit të drejtësisë me perifrazimin, “Kap çfarë të kapësh”, Gjata tha se zv/kryeministri bëri një shkelje të hapur ku shkoi në sallën e gjyqit për të mbrojtur drejtorin.

“Ata sulmuan një prokuror që ne e kemi denoncuar si një pjesë të një bande. Është thjeshtë përplasje mes bandash si pasojë e luftës së brendshme mes prokurorive. Nuk mund të bëhet kështu vetting se gjyqtarët do të gjenden përballë një frike se kur do të ikin, dhe kjo është edhe shpjegimi i gjithë kësaj ku nga frika ata mendojnë të marrin ç’të marrin”.

Ndërkohë për protestuesit e Astirit që u ndaluan ditën e sotme, Gjata tha se kjo ndodhi sepse mbrojnë shtëpitë e tyre dhe si argument përdori deklaratën e Ramës, “kap ça t’kapësh” duke shtuar se sa herë kryeministrit i cënohen interesat e tij, reagon në këtë formë duke përdorur sistemin e drejtësisë.

“Protesta e Astirit ka qenë një nga shkaqet pse kemi djegur mandatet. Kemi qenë gjithmonë me tad he do të jemi deri në fund, po ashtu edhe me Teatrin”.

“U kujtua tani Edi Rama? Por ky është bumerangu i tij që do t’i shembet në kokë”.

Zyrtari i Partisë Demokratike e ka quajtur takimin tre palësh të Ramës me Vuçiç e Zaev, “Formim të Jugosllavisë së re”. Duke pranuar mosnjohjen nga ana e tij të çështjeve të tilla, Gjata tha se kjo bëhet për të tërhequr vëmendjen pasi nuk ka bërë asnjë hap përpara në rrugën e integrimit të vendit në BE.

“Ishin tre skllavo ballkanas, nuk krijohet Jugosllavia e re, historia e ka rrëzuar. Edi Rama pyetet nëse do të shkojmë në Europë? Do të hynim në luftë pasi, a do të pranonin boshnjakët të bashkoheshin me serbët? Prap fillojnë gjithçka që ka ndodhur vite më parë sepse nuk kanë ndryshuar popujt. Nga pikëpamja ligjore dhe ndërkombëtare ka ekspertë që e provojnë por nga pikëpamja njerëzore nuk do të ndodhë dhe nuk do të lejohet”.

I ftuar ne studio Clirim Gjata jurist

Publiée par Fax Web sur Jeudi 10 octobre 2019

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *