Nga tamponët e bërë një ditë më parë të punonjësve të Kadastrës në Durrës, dy prej tyre kanë rezultuar pozitivë.
Bëhet fjalë për sportelisten, familjarët e të cilës rezultuan pozitivë me koronavirus, si dhe një specialiste sektori.
Kujtojmë se ditën e hënë ASHK Durrës u mbyll dhe u dezinfektua, ndërsa të gjithë punonjësit e Kadastrës do të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi për një periudhe 14-ditore.