Kryeministri Edi Rama gjatë komunikimit të përditshëm me qytetarët u ndal ditën e sotme tek arritjet e qeverisjes 7-vjeçare në fushën e shërbimeve online.
Rama në një pikë të fjalës së tij të gjatë u ndal edhe tek aplikimi online për të poseduar një vizë turistike ose punësimi në Shqipëri.
Tashmë viza online është e mundur sipas kryeministrit dhe falë saj ka vende pune që po i marrin të huajt. Gjithashtu Rama anatemoi shqiptarët duke thënë se ata shprehen se duan punë duke qëndruar në kafe.
“Sot ne kemi vizën elektronike për ata të huaj që duan të vijnë të vizitojnë Shqipërinë. Vizën elektronike për ata që duan të marrin punëtorë të huaj. Ka filluar ardhja e punëtorëve të huaj, në një vend ku shumëkush ndër ata që thonë duam punë duke qëndruar në kafe, ka vende pune që po i marrin të huajt.
Nuk është diçka që ndodh vetëm në Shqipëri, ndodh kudo, pork a filluar të ndodhë dhe në Shqipëri dhe do të jetë gjithmonë e më intensive në shërbime“, tha Rama.