Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

”Më ka vdek djali..ku ku…!”, akademiku tregon telefonatën me aktoren Tinka Kurti

Aktorja e madhe Tinka Kurti humbi djalin e saj të vetëm. Zef Kurti së bashku me familjen e tij ishte vendosur prej disa vitesh në Kanada, dhe hera-herës kthehej në Shqipëri për të vizituar të ëmën.

Po mesa duket jeta është plot të papritura dhe djali i aktores së madhe humbi jetën si pasojë e një arresti kardiak.

Dhimbja është e madhe, ndërsa akademiku Përparim Kabo tregon dhe telefonatën e fundit me të ëmën disa orë para se të ndërronte jetë.

Postimi i Kabos:

Eshtë e vërtetë biri i vetëm i artistës së madhe Tinka Kurti ka ndruar jetë në Canda në kushte natyrore…pas një telefonate që kishte bërë me të ëmën Tinkën disa orë më pas duke larguar borën…

Unë bisedova me Tinkën …ishte për mua shumë e vështirë por dhe për të…mezi priste të udhëtonte drejt Kanadasë…Ministria e Punëve të Jashtëme ka treguar kujdes të mënjehëreshëm për udhëtimin drejt Kanadasë…Biseda me të ishte ishte shumë dhimbshëm ku dëgjova përjetimin e një nëne që lëshoi piskamën e thellë…Më ka vdek djali..ku ku…!

Tinka e shtrenjtë kjo humbje është krejt e pamerituar…por jemi të pafuqishëm. Ajo zemër djali që në dhjetor 2017 on line i thoshte në 85 vjetorin e lindjes gjatë një aktiviteti zhvilluar në Shkodër …Nana ime të dua shumë…tani nuk rreh më..pushoi …Fatalitet…!

Ngushëllimi për një nënë që humbet të birin mbase është i pamjaftueshëm…por diçka ka në të…ne i jemi pranë nënës Tinka Kurti…Mbahu finsike…Zoti qoftë me Ty dhe famijen tuaj! Amin!

(E.K/FAXWEB)

 

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *