Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme në Konferencën Vjetore “State of the Union” organizuar nga Instituti i Universitetit Europian të titulluar “Europa në një botë që po ndryshon”, se Turqia ka rol kyç për sigurinë në BE.
Zëvendës Presidenti i Parlamentit Eropian, njëherësh kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme, David McAllister ka komentuar këtë deklaratë të kryeministrit, duke thënë se marrëdhëniet BE-Turqi kanë kaluar në një fazë të vështirë.
Sipas McAllister, Turqia ka ndjekur një politikë të jashtme armiqësore gjatë viteve të fundit dhe se duhet të kuptojë fajin e vet.
“Por marrëdhëniet Be Turqi kanë kaluar një fazë shumë të vështirë dhe fatkeqësisht ka ndodhur kjo gjë. Ne duhet të gjejmë drejtpeshimin ndërmjet bashkëpunimit të drejtpërdrejt. Turqia për shumë vite ka ndjekur një distancim gjithnjë në rritje nga standardet e BE. Por ka ndjekur një politikë të jashtme konfrontuese dhe armiqësore. Turqia duhet të kuptojë fajin e vet për këto tensione kaq të mëdha që kemi parë në Mesdhe. Pavarësisht kësaj ne kemi shtrirë dorën si BE. Topi tashmë është në anën e Presidentit Erdogan, por ne na duhet të kemi një vëzhgim real. Janë veprat ato që flasim dhe jo fjalët. Për momentin gjërat janë të ngrira. Do të jetë Erdogan që do ju përgjigjet pyetjeve dhe jo ne,” tha ai.
(E.H/Faxweb.al)