Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Ka probleme mendore”, Gjykata shfryn kërcënimin ndaj drejtorit të burgjeve: I dyshuari të shtrohet në spital

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë për personin që kërcënoi me jetë drejtorin e Burgjeve Agim Ismaili.

Sipas Gjykatës Muharrem Zilija, ka probleme të shëndetit mendor, dhe për këtë shkak duhet të shtrohet përkohësisht në një spital psikiatrik.

Në momentin e arrestimin mbi Zilijan rëndonte akuza e kanosjes dhe keqpërdorimit të thirrjeve telefonike.

Teksti i mesazhit, për të cilën ai akuzohej se  kishte dërguar drejtorit të Burgjeve është “Të kemi çuar fjalë me njerëz dhe duhet të tërhiqesh, ndryshe ke për ta pësuar keq ti dhe familja jote” .

I arrestuari rezulton i dënuar më parë për shpërndarje drogë në Tiranë, dhe dënimin e kishte përfunduar përpara se Ismaili të zgjidhej në krye të Burgjeve.

“Tërhiqu se do e pësosh ti dhe familja”, policia arreston personin që kërcënoi drejtorin e burgjeve, zbulohet sms-ja

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *