Fituesi i zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë, Albin Kurti, është përgjigur edhe për deklaratën e krushqisë midis vajzës së presidentit Aleksander Vuçiç dhe djalit të Hashim Thaçit
“Na kanë kthyer në mesjetë, në periudhën e feudalizmit, ku mbretërit merreshin vesh për territoret e shteteve dhe për tokat e tyre. Veç ka mbetur që djali i Hashim Thaçit të martohet me vajzën e Aleksandër Vucic dhe jemi tamam sikur para 4-5 shekujve”, pati deklaruar Albin Kurti.
Këtë deklaratë Vuçiç e mori si ofendim dhe deklaroi se “Kurti ka ofenduar vajzën tij minorene”. I pyetur për këtë deklaratë të Vuçiç në Opinion, Kurti u shpreh se nuk e ka ditur fare se ka vajzë apo djalë.
“Se kam ditur se ka vajzë e djalë. Unë kam thënë në parim se aq shumë Thaçi është afruar me Vuçiç, vetëm u ka ngelur të bëjnë krushqi e të martojnë fëmijët e tyre. Po as nuk e kam ditur se ka vajzë apo djalë Thaçi.”- u shpreh Kurti.
(M.Q./Faxweb)