Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico ka deklaruar ditën e sotme se ka pasur një rënie të indicies së infektimeve në 2 javët e fundit.
Teksa sjell në vëmendje shifrat e dy javëve të fundit, Albana Fico thekson se ulja e numrit të infektimeve nuk do të thotë se jemi në kushtet kur duhet të ndryshojmë masat aktuale në fuqi.
“Ne monitorjmë në mënyrë të vazhdueshme situatën në vend. Indenca 2 javore e fundit ka një zbritje nga në 268 nga mbi 400. Numri total i rasteve aktive ka pësuar ulje në 33.134. Mbetet raporti meshkuj femra meshkuj 48% – 52% per sa i perket vdekjeve. Numri mesatar i të shtruarve në spital në 394 nga 466. Edhe pse ne kemi vazhduar me vaksinimin, indikatorët nuk janë ulur në mënyrë të atillë që të konsiderojmë masa të një karakteri tjetër. E thënë kjo lloj gjëje, unë vazhdoj të apeloj te qytetarët që të vendosin maskat në ambiente publike, distancimi, higjenizimi. Nëse ka nevojë për ndihmë mjekësore, t’i drejtohen numrit të urgjencës,” u shpreh Fico.
(E.H/Faxweb.al)