Fatos Dusha, u paraqit këtë të mërkurë përpara Gjykatës së Vlorës në seancën e vlerësimit të masës së arrestit. Ndaj hotelierit nga Tirana rëndon akuza e dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit.
Ndërsa relatoria Herila Çela vendosi të lërë në fuqi kërkesën e prokurorit, Hyrjet Lamaj për lënien në fuqi të arrestit të flagrancës dhe masën shtrënguese arrest me burg.
Në rrethanat e cilësuara në fashikujt hetimore rezultoi se vetëm një person nga 55 shtetasit nga Lindja e Mesme, rezultoi se ka fjetur në Hostelin ” Allstars”, në pronësi të Dushës.
Në telefonin celular të një shtetasi sirian është gjetur një lokacion i hotelit.
Mbrojtja e përqafësuar nga Edmond Dëme tha në seancë se akuzat ishin të pabazuara.
Avokati cilësoi se arresti në flagrancë nuk bazohet në asnjë nga ligjet e flagrancës sipas tij arrestimi i klientit të tij u bë pasi u gjet një ‘location’. Dëma pohoi se klientit të tij i ka shkuar më herët edhe Drejtoria e Migracionit në Tiranë.
“Iu bë kontroll dhe nuk rezultoi i përfshirë. Për shkak të halleve të tij e ka kthyer banesën në hostel”, theksoi Dëma.
“Sirianët paguajnë 6 euro krevati. Duke qëndruar vazhdmisht kanë krijuar edhe raporte ndërprersonale, i kanë marrë nr. e telefonit, bisedonin në distancë nëse kanë apo jo shtretër të lirë. Nuk i është dashur as nga vijnë dhe as ku do shkojnë. Ky njeri që ka një grua të verbër, dhe një fëmijë të sëmurë mendor nuk ka asnjë lidhje me trafikantët”,- shtoi Avokati duke kërkuar rrëzimin e arrestit në flagrancë dhe zëvendësimin e arrestit me burg me arrest shtëpie.
Në dosjen hetimore të prokurorisë janë listuar edhe disa detaje të rëndësishme.
Ku në dëshmitë e 47 sirianëve, 7 iranienëve dhe 1 egjyptiani thuhet se ata strehoheshin në katin e dytë të një objekti dy katësh, në një kodër të larguar nga banesa të tjera.