Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Ka ngatërrestarë edhe në BE”, Rama për Shengenin Ballkanik: Do të mbështetet fuqimisht (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama nga Brukseli ka dhënë një prononcim për mediat shqiptare ku është përgjigjur në lidhje me interesin për të ditur nëse, është folur në takimet e sotme me krerët e institucioneve europiane për Shengenin Ballkanik dhe të ardhmen e negociatave.

Për këtë të fundit, Rama u shpreh se çfarë do që të vendosin vendet e BE-së e rëndësishme sipas tij është të thonë të vërtetën.

“Jam i fokusuar te ajo që duhet të jetë kurorëzimi i një përpjekje të gjatë, Konferenca e Donatorëve nesër . Ajo që kam thënë dhe e them është se pavarësisht se çfarë do të vendosin miqtë tanë ndërkombëtarë, të paktën të thonë të vërtetën që të mos mbetet topi në derën tonë. Ajo që ka rëndësi është se ka një dakordësi për metodologjinë e re, ka një përpjekje të rilindur të zgjerimit, jo vetëm mbi bazën e derisotme, por edhe mbi bazën e mbështetjes sa i përket aspekteve financiare. Do të zhvillojmë një bisedim të brendshëm me presidenten e komisionit. Kemi diskutuar për bashkëpunimin rajonal dhe një shtysë të mëtejshme të asaj që është formësuara nga procesi i integrimit. Unë jam i bindur se BE do të mbështesin këtë vizion herët apo vonë, por do të na duhet të kemi pak durim. Derisa ta kenë fokusin total mbi këtë, jo vetëm që BE do ta mbështesë këtë fuqimisht”.

Lidhur me pyetjen se a do të ketë lajme në përfundim të punimev që po bëhen në Bruksel së fundmi Rama tha: “Unë nuk prezantoj lajme, unë prezantoj punët, lajmet i prezantoni ju që mund të jenë të mira dhe të këqija. Vlerësimi i BE ka për të qenë i mirë se s’ka si të jetë ndryshe se Shqipëria i ka bërë detyrat. Bëjmë çfarë bëjmë ne për veten tonë jo për miqtë tonë europian. Pastaj vendimmarrja e BE nuk është e lidhur vetëm me çfarë bëjmë ne por për gjëra që dihen në lidhje me politikën e zgjerimit”.

Për Shengenin Ballkanik dhe të ardhmen e tij, Rama tha se BE e mbështet, por ka gjëra të tjera për të bërë, ndërsa theksoi se siç ka ngatërrestarë në Ballkan për këtë temë, ka edhe brenda BE-së.

 “Kemi diskutuar për bashkëpunimin rajonal. Kemi diskutuar për atë që është konceptuar dhe formësuar pjesërisht nga procesi i Berlinit. Herët ose vonë BE do e mbështesë këtë vizion, pasi është një spunto që bie në parim me katër shtyllat e BE. Duhet durim pasi ngatërrestarët nuk janë vetëm në Ballkan por edhe në Europë. Bashkimi Europian, Komisioni Europian, këshilli Europian kanë halle të tjera edhe më të mëdhaja. Gjithçka do të kthjellohet dhe besoj se jo vetëm që BE do ta vlerësojë, por që vendet do të vlerësohen edhe në bazë të qasjes apo dhe kapaciteteve për të jetësuar hapësirën europiane brenda Shengenit Rajonal”, përfundoi Rama.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

A mendoni se duhet të hapen shkollat në 14 shtator sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *