Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

A ka ndikuar konflikti juaj me ‘’Top Channel” në heqjen e Sokol Ballës? Si përgjigjet Edi Rama

Ditën e djeshme lajmi se Sokol Balla u hoq nga posti i drejtorit të informacionit në ‘’TCH” u përhap me shpejtësi, duke sjellë edhe teoritë në lidhje me këtë lëvizje. Zëra thonë se shkarkimi i tij erdhi si pasojë e rezistencës që po i bënte linjës së re editoriale të informacionit.

Prej disa ditësh televizioni ka ndryshuar politikë, duke pasur qëndrim opozitar në lidhje me qeverinë Rama, gjë që mesa duket nuk i ka pëlqyer Ballës.

Po si mendon Rama për këtë lëvizje? Ai thotë se të gjitha këto janë teori konspiracioni.

Eni Vasili: Konflikti juaj me Top Channel, u pasua me heqjen e Sokol Ballës. Opinion për këtë, a ka pasur një lidhje?
Edi Rama: Janë teori konspiracioni. Prodhojnë argumenta për atë që unë e quaj kazan. Publiku vetëm fiton nga ballafaqimi i të vërtetave. Kur unë shprehem, flas me të vërtetat e mia. Publikon shikon, gjykon, vendos. Nuk i shmangem kurrë të vërtetave të mia. 

(E.K/FAXWEB)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *