Mjekja e qendrës shëndetësore Poliçan, Alma Caka, e cila pasi ka bërë ekzaminimin e të lënduarit Luan Tare shprehet se ai ka marrë një hematomë të lehtë në karahun emajtë, por nuk ka gjak në urinë, çka tregon se veshkat nuk i janë dëmtuar nga goditjet.
Ndërsa të afërmit janë munduar të gjejnë vetë një mjet për ta çuar në spitalin e Beratit, pasi qendra shëndetësore Poliçan nuk u ka afruar ambulancë.
Gjatë ditës së mërkurë, anëtari i LSI-së në Poliçan, Luan Tare, u dhunua fizikisht me sende të forta, por edhe psikologjikisht dhe nuk ka qenë në gjendje të mirë, kanë konfirmuar burimet për Fax News dhe Faxweb.al.
“Ka marrë një hematomë të lehtë në krahun emajtë. Ekzaminova urinën, nuk është e gjakosur. Ne kemi të bejmë me shembje, ndërkohë shikohet vazhdimisht për të parë ecurinë. Shenja në kokë është një hematomë e lehtë.
Është I ekzaminuar, orientohet në kohë, hapsirë, orientohet në të gjitha pozicionimet. Nuk ka vjellë deri tani, ekzamini okular i cili ndjek dritën, nuk ka dëmtim të trurit, pasi ai ndjek dritën, janë dëmtime të lehta.
Nuk e shikoj të arsyeshme të niset për në Spitalin Rajonal Berat”, është shprehur mjekja Caka.