Reperi dhe aktori i njohur amerikan, Earl Simmons, ka pësuar një sulm në zemër dhe po lufton për jetën në një spital amerikan në New York.
Reperi i njohur me emrin e artit “DMX” është në gjëndje kritike për jetën në spital pas një sulmi në zemër. Sulmi që pësoi në zemër mendohet të jetë për shkak të mbidozës nga lëndët narkotike.
DMX ka luftuar publikisht me abuzimin e substancave për vite me radhë, madje kaloi dhe disa periudha në rehabilitim.
Ai është parë gjithmonë si një ikonë hip-hopi në vend dhe ka realizuar bashkëpunime me artistë si JAY-Z, Ja Rule, Eve dhe LL Cool J. Gjithashtu ai ka marrë pjesë edhe në disa role të ndryshëm në filma.
Babai i 15 fëmijëve ka vuajtur dënimet me burg në të kaluarën me akuza përfshirë mizori ndaj kafshëve, konsumim droge dhe armëmbajtje pa leje.
Në vitin 2018 ai u bë i njohur teksa luante një nga këngët e tij para një gjykatësi në gjykatë ku dhe ishte akuzuar për mashtrim tatimor. Por pasi dëgjoi këngën, gjykatësi i tha se ai ishte një “njeri i mirë” dhe i dha vetëm një vit burg.
DMX ka një karrierë që përfshin më shumë se 20 vjet, si në muzikë, por edhe në filma duke përfshirë Cradle 2 the Grave dhe Romeo Must Die.
(E.H/Faxweb.al)