Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se nuk janë vetëm kandidatët për të cilët KQZ ka kërkuar verifikim nga prokuroria jo të pastër në radhët e PS-së, por ka dhe të tjerë, të cilët i mbron kryeministri Rama.
Berisha përmendi kandidatin për deputet në zonën e Durrësit, Rrahman Rraja, për të cilin tha se së bashku me bandën e tij janë përgjegjës për vrasje, përdhunime, plackitje.,etj.
“Sepse krahas njerëzve të qytetëruar, politikanëve, në atë kohe dhe në këtë kohë ka përsëri politikanë me moralin e turpit. Në radhët e PS-së janë disa të tjerë për të cilët nuk është kërkuar asgjë. Ka mundur të ndodhi, sepse ai që ka në dorë të gjitha burimet e informacionit dhe i ka bllokuar ato, duke mos i lënë të ekspozohen. Në ato lista nuk egziston Rrahman Rraja, mbi të cilin, familjen edhe klanin e tij, rëndojnë një numër i konsiderueshëm vrasjesh, plagosjesh, përdhunimesh, plaçkitjesh, dhe trafik drogë në Europë. Është një numër i konsiderueshëm për të cilët nuk është marrë asnjë masë për hetimin e tyre. Ata të cilët janë listue nga PD-ja asnjëri prej tyre nuk është për vrasje, plagojse, etj.,” deklaroi Berisha.
(E.H/Faxweb.al)