AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Ka edhe ambasador të tjerë si lecka të Ramës”, Meta flet për herë të parë për vendimin ndaj Borchardt

Ilir Meta ka folur me tone të ashpra ndaj disa ambasadorëve të akredituar në vendin tonë të cilët I ka quajtur lecka të Edi Ramës të cilët i përdor sa herë ka nevojë, ndërsa theksoi se nuk ka nevojë për mbështetjen e tyre.

Meta tha në “Open” gjithashtu se vendimi për shpalljen non-grata në Presidencë të ambasadorit të OSBE-së, Bendt Borchardt nuk ishte ndaj institucionit që përfaqëson por ndaj tij personalisht.

“Jemi shumë vonë si shtet për të treguar disa kufij disa diplomatëve të huaj që kanë abuzuar shumë me respektin që ne kemi për ta.

Pse sot? Sepse po bëhet si një sport shumë fitimprurës i disa diplomatëve për të vënë në diskutim institucionet e shtetit shqiptar edhe presidencën, që është simbol i sovranitetit të shtetit.

E kanë tepruar prej kohësh, jo të gjithë kuptohet. Vendimi im për ambasadorin ishte për atë si person dhe jo ndaj institucionit që përfaqëson, sepse jam i mendimit se ai nuk shpreh opinionet që në fakt kanë shprehur raportet e OSBE-së. Janë edhe përfaqësues të tjerë që janë bërë bërë si lecka të Edi Ramës, i cili sa herë ka nevojë nxjerr këta dhe mund të them edhe emra por jo tani, mund të dalin në vijim ose edhe gjatë kësaj bisede. Katica e Edi Ramës sot është zoti Dvorani, më lejoni t’ju them se nuk kam asgjë personale pavarësisht fjalëve që thonë. Nuk u bë kot, u bë për të kapur gjithë sistemin e drejtësisë. Të kapin në këtë mënyrë edhe Gjykatën Kushtetuese edhe Gjykatën e Lartë, ku do të ankohen qytetarët.

Unë jam kryetar i shtetit dhe ata përfaqësojnë vendet e tyre, po dëmtuan veten e tyre dëmtojnë shtetin e tyre por edhe shtetin tonë. Ua kam thënë në sy disa prej tyre (ambasadorëve), mos i bëni lojëra të tilla sepse po bëheni vegla të Edi Ramës. Nuk kam nevojë të më përkrah Soreca, sepse në momentin që më përkrah ai, do të mendoj se jam nën hetim”, tha Meta.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *