Kolegji Zgjedhor është duke zhvilluar seancën për padinë e Partisë Socialiste mbi listën e Partisë Demokratike, se kjo e fundit ka 78 deputetë tepër në listat e saj.
Përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Eridian Salianji mësohet të jetë shprehur përpara Kolegjit Zgjedhor se kundërshtojnë numrin e kandidatëve, pasi nuk ka barazi dhe është shkelur ky parim.
Ndërkohë sipas përfaqësuesit të Partisë Demokratike numri i lartë i kandidatëve sjell pabarazi në garë dhe cenohet pabarazia në fletët e votimit.
Sekretari për Çështjet Zgjedhore të Partisë Demokratike, Ivi Kaso mësohet që të jetë shprehur se nëse Partia Socialiste i ka paraqitur listat e saj në mënyrë të rregullt, nuk ka pse të shqetësohet për listat e Partisë Demokratike, ndërsa i kërkoi gjykatës të lërë në fuqi vendimin e KAS.
Hartimi i listave shumë emërore do të sillte vështirësi edhe tek fletët e votimit pasi ajo do të ishte e ngarkuar dhe do të sillte vështirësi te zgjedhësit. Ndërkohë palët kanë rënë dakord që të shqyrtojnë padinë.
(R.G/Faxweb.al)