AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Justifikimi i pasurisë, Berisha: Kam vetëm një pronë, vila në Gjirin e Lalzit e dhëndrit dhe kunatit

Ish-Kryeministri, Sali Berisha gjatë intervistës për Euronews Albania, i pyetur për nismën e verifikimit të pasurisë së politikanëve dhe nëse ka ndonjë problem me justifikimin e pasurisë, u përgjigj se në emër të tij rezulton vetëm një pronë.

“Unë kam një kënaqësi të madhe të informoj shqiptarët, se së bashku me kolegët e mi të opozitës ne dorëzuam ligjin në Parlament për vetingun e politikanëve dhe dolëm nga Parlamenti në akt proteste se na refuzonte ligjin. Edi Rama nuk e pranon dot ligjin se është i lidhur si mishi me thoin me krimin. Sarajet e Surrelit janë ndërtuar kur ai kishte të deklaruar vetëm 2900 euro në ILDKP. Gjëja e parë që bëri ishte shkarkimi i kryetares së ILDKP-së sepse ajo guxoi t’i kërkoj bashkëshortes së tij të dhëna për pallatin në pajë.

Ka një pallat, që e kam afër unë Ilva, është 5-katësh, për të cilin nuk ekziston në mënyrë absolute asnjë faturë tatimore dhe bankare, por ka mbirë si nga toka, pjellë e krimit.”, u përgjigj z. Berisha.

Pasuria?

“Përveçse 125 metra katrore apartament, Sali Berisha nuk ka asnjë metër katrorë kund mbi tokë. Cilido që ta gjejë e ka të falur dhe të marrur një mijë herë. Po të kisha dashur unë, se absolutisht se dhe unë nuk është se nuk dua vila, do kisha ndërtuar vilën më të bukur. Por, ajo kërkonte që unë të merrja kredi, dhe kredia nuk shkonte me kodin etik.”

Vila te Gjiri i Lalzit?

“Dhëndri im vjen nga një familje që ka qenë pronarë i tretë i tokave në Tiranë. Nga nëna, kanë qenë pronarë të tretë dhe absolutisht nuk ka marrë as 1/10 e atyre. Toka ka pasur dhe në Shkodër dhe nuk ka marrë asnjë metër katrorë. Ajo vilë gjysma është e dhëndrit dhe gjysma është e kunatit. Kunati është biznesmen gjithë jetën dhe e kanë ndërtuar së bashku.”

Fjalët Kyce

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *