Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Bëre gati vëllain, i dhe çantën me…” gazetari rrëfen detaje nga riatdhesimi fëmijëve nga kampi i ‘Ferrit’, zbulon pse qëndroi Eva Dumani në kamp

Ka nisur riatdhesimi i fëmijëve dhe grave shqiptare nga kampi famëkeq i Al Hol në Siri, ndërkohë që janë zbuluar edhe emrat që personave të parë që do të zbresin nesër në Rinas.

Mësohet se janë sjellë në Beirut nga kampi Al Hol në Siri Floresha Rasha gruaja dhe fëmijët e saj Amar Rasha, Emel Rasha dhe Hatixhe Rasha, si edhe djali i familjes Dumani, Endri Dumani, ndërkohë që motra e tij Eva Dumani është ende atje.

Gazetari Juli Kasapi ka zbuluar të tjera detaje në lidhje me riatdhesimin e tyre, duke shkruar se Eva Dumani përcolli vetë vëllain e saj për t’u larguar.

Kasapi shkruan se ajo qëndroi sepse ka frikë, është mashtruar nga “ata që nuk duan” i kanë thënë se do e dërgojnë në jetimore, i kanë thënë se do e torturojnë.

Postimi i plotë: I lumtur që një pjesë ndonëse e vogël e shqiptarëve të mbetur në Al-Hawl 4 fëmijë mes tyre dhe Endri Dumani shumë shpejt do rikthehen në shtëpi. Më vjen keq nga ana tjetër se si një vajzë si Eva Dumani por dhe fëmijët e 5 familjeve të tjera vijojnë të mbeten në atë ferr.

Më vjen keq se si Eva (Sara) siç njihet në kamp bëri gati vëllain e saj, i dha çantën blu me amanetet e Mentijes dhe e përcolli për të dalë jashtë. Vetë qëndroi sepse ka frikë, është mashtruar nga “ata që nuk duan” i kanë thënë se do e dërgojnë në jetimore, i kanë thënë se do e torturojnë. Shpresoj që shumë shpejt Eva Dumani, Hajrije Taushani, Myrvete Dibra, Elona Shuli dhe Emanuela Daci të mos fshihen më. Një falenderim i veçantë për Brunilda Koçollarin ndoshta askush nuk e njeh e cila nga brenda kampit Al-Haël ka ndihmuar të gjithë shqiptarët të gjithë , edhe ata që ekstremizmi e frika u ka mbuluar sytë.

Askush nuk e di Bruna që edhe pse ke 5 fëmijë, je e sëmurë, edhe pse dole nga kampi u riktheve të kërkosh për të tjerët por ata u fshehën. Mentije Dumani të kishte lënë një amanet dhe ti bëre aq sa munde për të gjithë. Lutem për ty të kthehesh sa më shpejt sepse ti je HEROINA e vërtetë për fëmijët dhe shtetin shqiptar që sigurisht do bëjë spektaklin e rradhës.

(M.Q/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *