Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka publikuar si rrallëherë një foto me familjen e tij, teksa është duke kaluar një moment të këndshëm familjar gjatë kësaj të diele. Siç shihet dhe nga fotua e publikuar prej kryeministrit në rrjetin social Facebook, familja Hoti ka zgjedhur natyrën për të kaluar disa orë relaksuese.
Pas takimit Kososvë-Serbi të mbajtur në Ëashington si dhe një serë takimesh negociuese në Bruksel, Hoti ka zgjedhur të qetësohet me dy djemtë e tij dhe bashkëshorten në një zonë pyjore në Kosovë.
“Ju urojmë të kaloni një fundjavë të mirë, sikurse ne”.- shkruan Hoti në mbishkrimin e fotos.