Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale vendimin e Ministrisë së Brendshme në lidhje me kartat e identitetit të cilat janë jashtë afatit të përdorimit, duke qenë se rinovimi i tyre është i pamundur në këtë periudhë të situatës për shkak të COVID-19
Në vendim bëhet e ditur se kartat ID janë të gjitha të vlefshme, duke u shoqëruar me një certefikatë familjare që mund të printohet nga E-Albania.
Rama ka publikuar dokumentin e dërguar drejtorëve të bankave të nivelit të dytë nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, që t’u njohin kartat deri në përfundim të situatës emergjente.
Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama
U LUTEM TË GJITHË ATYRE QË ANKOHEN, PYESIN, KOMENTOJNË PËR KARTAT ID QË JANË JASHTË AFATIT KUR DUAN TË SHKOJNË NË BANKË, TË MOS PËRTOJNË TË LEXOJNË KËTË SHKRESË SE TEK E TEK TË GJITHËVE NUK U SHPJEGOJ DOT TË NJËJTËN GJË!
? ID KONSIDEROHEN TË GJITHA TË VLEFSHME, MJAFTON TË PRINTONI NGA KOMPJUTERI JUAJ APO NË KOMPJUTERIN E BANKËS NJË ÇERTIFIKATË TË FRESKËT NGA www.e-albania.al/
? AMAN DERMAN LEXOJENI?