Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Ju jeni gërmadhat e tërmetit të opozitës”, Edi Rama tallet me Opozitën e Re. Deputetët shkrihen së qeshuri (Video)

Kryeministri Edi Rama nuk kurseu talljen dhe ironinë për deputetët e opozitës së re, teksa mbajti fjalën sot në foltoren e Parlamentit.

Duke folur për tërmetin dhe ndihmat për banorët e prekur nga lëkundjet e tokës, kryeministri i cilësoi opozitarët e ulur në karriget e Parlamentit si pasojat e tërmetit që sipas tij, kaloi opozita jashtëparlamentare. Në mënyrë metaforike i pari i qeverisë i quajti deputetët e opozitës gërmadha.

“Opozita? Cila opozitë? Se jeni shumë ju? A do na ndihmojë opozita? Kush? Na ndihmoni ju këtu pra. Ju jeni pasojat e tërmetit të opozitës pra. Ra opozita, gërmadhat jeni ju. Ata nuk e di ku janë. Në kuptimin e mirë të fjalës gjithmonë. Mos mi merrni për keq këto gjëra se unë I kam me shumë dashamirësi. Megjithatë ju lutem në këtë fazë pak përmbajtje nga fjalori I përgjithsëm. Pastaj do vijë dita që prapë këtu do jemi”, ju drejtua Rama opozitarëve.

Siç shihet edhe në video, këto fjalë të kryeminsitrit nuk i prekin në “sedër” përfaqësuesit e rinj të opozitës sepse ata shihen duke qeshur. Madje, ata në fund bashkuan edhe votat me mazhorancën për të votuar për kryeprokurorin e ri dhe për një sërë projektligjesh të tjera që ishin në rend dite.


(M. I./ Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *