Avokat Altin Goxhaj ka paralajmëruar ditën e sotme se një protestë do të zhvillohet këtë të diel, datë 9 maj, ku do të demaskohet fshehtësia e votës në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Goxhaj thotë se personat që do të marrin pjesë do të futen në dhomën e fshehtë të votimit dhe do të kryejnë të njëjtat procedura si në 25 prill dhe më pas ata do t’i tregojnë se vota e tyre nuk është e fshehtë sicc pretendohet.
Më tej Altin Goxhaj hedh akuza të forta për pajisjen e identifikimit biometrik, për të cilën ai shprehet “makina e Xhorxh Sorosit ku ju fusni gishtin dhe ai ju fut gishtin”.
“Jam këtu te drejtoria e policisë Tiranë, për të regjistruar njoftimin e tubimit të parë publik, pas zgjedhjeve por sidomos pas rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese të nenit që arreston dhe gjobit protestuesit kur organizojnë protesta. E sollëm kërkesën që ndacc të na japin njoftimin ndacc jo, sipas kodit penal s’kanë cc’na bëjnë më. Protesta e parë është në 1 vjetorin e protestës para një viti, 9 maj, në Ditën e Europës. Por nëse në 9 maj 2020 e kishim kundër diktaturës, tani kemi rënë në diktaturë dhe kemi për demontimin e të gjithë procesit zgjedhor.
Ku do vërtetojmë nëpërmjet një situate të improvizur, ku ju të gjithë do të jeni votues dhe ne do jemi qendër votimi dhe do të gjejmë secili nga ju kë ka votuar me votën e tij gjoja të fshehtë. Do bëjmë votim njësoj si në qendër votimi. Jo do vini, do fotografoni votën tuaj por s’do na e tregoni ne. Ne do gjejmë për kë keni votuar. Për të mësuar se 1 milionë e 700 mijë shqiptarë të gjitha votat i kanë të dekonspiruara nëpërmjet një kryqëzimi të dhënash, midis bar kodit të fletës së votimit regjistrimit që ka parë makina e Xhorxh Sorosit, ku ju fusnit gishtin dhe ai ju fuste gishtin sepse ju caktobte radhën e fletqëve të votimit. Ne do ju vërtetojmë që është krejtësisht e zbulueshme dhe digjitalisht e regjistruar në databasen e patronazhistëve si censusi i 2021. Është një situatë si para dy javësh ku shkuat të votonit. Vishuni mirë, dhe do shkoni te dhoma e fshehtë dhe pastaj do ju tregojmë për kë keni votuar,” deklaroi Goxhaj.
(E.H/Faxweb.al)