Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, me anën e një postimi në facebook ka hedhur dritë mbi gjëndjen e tij shëndetësore pas infektimit me virusin Covid-19.
Veseli ka shkruar se gëzon shëndet të mirë për momentin dhe deri në shërim të plotë do të qëndrojë në vetizolim. Më tutje ish-kryeparlamentari ka theksuar se mezi po pret t’i rikthehet aktiviteteve dhe punëve të tjera në subjektin të cilin e drejton, PDK-në.
“Ju falënderoj nga zemra për kujdesin dhe mesazhet inkurajuese që po më dërgoni këto ditë gjatë ballafaqimit me covid-19. Dua të ju informoj se unë jam shumë mirë me shëndet dhe deri në shërim të plotë do të qëndroj në vetizolim.
Mezi po pres të rikthehem në aktivitete dhe shumë punë të mira në Partinë Demokratike të Kosovës. Ju ftoj të gjithëve që të bëni shumë kujdes, t’i respektoni masat, t’i vendosni maskat, të mbani distancën dhe higjienën”, ka shkruar ai.