Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashRajoniTe FunditTe Gjitha

U arrestua për korrupsion, Këshilli i Prokurorëve merr vendimin për prokuroren maqedonase

Kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Kole Shterjev, pas shqyrtimit të dokumentacionit nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, në seancën e sotme, ka miratuar vendim për fillimin e procedurës së shkarkimit të prokurores speciale, Katica Janeva.

“Sot Këshilli i Prokurorëve Publik njëzëri ka miratuar se janë plotësuar kushtet për fillimin e procedurës për shkarkim të prokurores speciale, Katica Janeva. Për ta bërë atë, Këshilli duhet të përgatit raport, të cilin do ta dorëzojë në Kuvend, që ata pastaj të vazhdojnë me procedurën. Vendimi është njëzëri. Deri nesër raporti do të dorëzohet në Kuvend”, tha Shterjev.

Prokurorja Speciale e Maqedonisë së Veriut, akuzohet lidhur me rastin “Reketi”, të zhvatjes së 1.5 milion eurove të një afaristi, nga dy persona të afërt me kreun e speciales.

Prokurorja speciale, bazuar në një video-inicizim të publikuar nga një gazetë italiane “La Verita” dyshohet të jetë përfshirë në këtë skandal. Bojan Jovanovski dhe Zoran Mileski dy personat që shihen në incizim duke marrë paratë, i premtojnë afarstit, Orce Kamçev se në bashkëpunim me Katica Janevën do t’i lehtësojnë atij procesin gjyqësor në një aferë tjetër korruptive.

Ky skandal ka shkaktuar përplasje të shumta mes partive politike për atë nëse ka ose jo të përfshirë edhe politikanë.(lexo këtu)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *