Deputetja e Partisë Demokratike, dhe ish-nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me planin urbanistik të Tiranës. Sot pati një seancë dëgjimore me përfaqësues të grupeve të interest që do të votohet këtë fundvit në Këshillin Bashkiak të Tiranës.
‘’Për Planin Urbanistik të Tiranës! Në vitin 2011 e hoqëm njësinë 8 si zonë të mbrojtur mbas një vendimi të vitit 2002 të mbështetur nga Kryetari i atëhershëm i Bashkisë Rama. Në 2013 sapo erdhi qeveria e Ramës një nga vendimet e para ishte vendosja e Njësisë 8 si zonë e mbrojtur. Tani e kanë hequr mbrojtjen dhe e shesin si gjë të madhe që bëhet për herë të parë në 25 vite, që nuk është bërë kurrë më parë. Ndërkohë që thjesht i rithyen një të drejtë të fituar që në 2011-tën. Të paktën në dy raste e kemi denoncuar këtë në publikisht me banorët e zonës dhe në kuvend ku ministrja Gjermeni dhe deputeti Bushati heshtën dhe nuk floën. Këto karamele elektorale nuk gënjejnë askënd. Banorët e zonës e kanë parë që në vit e gjysmë që nuk kanë parë një punonjës bashkie pranë tyre’’, ka mbyllur reagimin e saj Tabaku. (E.K/SHUPLAKA)