Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashSportTe FunditTe Gjitha

Trònditet bota e futbollit, ndahet nga jeta në moshë 24-vjeçare talenti i PSG-së

Një ngjarje e rèndë ka tronditur botën e futbollit. Është ndarë nga jeta në moshë 24-vjeçare futbollisti ish-talenti i Akademisë së PSG-së, Jordan Dueni Diakiese. Ai ka qenë pjesë e Francë U20 dhe U21, por nuk iu dha nuk i dhanë asnjëherë mundësinë të debutonte me ekipin e pare të PSG-së.

Së fundmi Diakese ishte pjesë e francezëve të Furianit, teksa lajmi për ndarjen nga jeta u konfirmua pikërisht nga klubi i tij që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka shkruar:

“Me hidhërim të thellë njoftojmë për vdèkjen e futbollistit tonë, Jordan Diakese. Një futbollist i shkëlqyer, një njeri që gjithmonë buzëqeshte dhe ndihmonte shokët e skuadrës. Klubi ynë është në zi. Ngushëllime familjes dhe miqve”.

Në të kaluarën Jordan është aktivizuar edhe me kroatët e Rudes. Ende nuk janë zbuluar shkaqet e vdèkjes së 24-vjeçarit, teksa dyshohet për atak kardiak.

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *