Nëse të gjithë personat e njohur të showbizit zgjedhin që të mbajnë të fshehtë fëmijët e porsalindur, moderatorja Jona Spahiu nuk ka ndjekur të njëjtën rrugë.
Pesë dite pas lindjes së djalit të saj Raiden, ajo ka shpërndarë një video me momentet më kulmore të lindjes së të voglit. E sigurisht që emocionet janë tq forta në çdo sekondë të kësaj videoje, që përshkruan më së miri sesi të ndryshon prindërimi.
“Zoti mendoi që ti të ndricoje jetet tona me 17.09.2018, ndërsa halla deshi që ti të quhesh Raiden, Zoti i Drites dhe i Vetëtimës. Faleminderit që na prezantove me një tjetër dimension të jetës Raiden Ymeri”, shkruan Jona në reagimin e saj.
Jona dhe Frenklin Ymeri lidhën kurorë pak muaj më parë, ndërsa djali i tyre ishte rrugës për të ardhur në jetë.