Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe GjithaTeknologji & Kuriozitete

“Johnson&Johnson” dënohet me dy miliardë dollarë, pluhuri shkakton kancer te gratë: SHBA-ja e heq nga tregu, por produkti mund të blihet në Shqipëri

Gjykata Supreme Amerikane ka vendosur që kompania “Johnson&Johnson” duhet të paguajnë gjithsej dy miliardë dollarë dëmshpërblime për gratë që pretendojnë se kanë marrë kancer të vezoreve për shkak të pluhurit të përdorur nga kompania.

Gjyqtarët nuk komentuan për refuzimin e ankesës së paraqitur nga kompania “Johnson&Johnson”, e cila kërkonte shfuqizimin e gjobës.

Kompania pretendoi se nuk mori trajtim të drejtë në një provë që përfshinte 22 gra me kancer, me origjinë të ndryshme nga 12 shtete të ndryshme, raporton thewallstreetjournal.

Gjykata e Misurit fillimisht dënoi kompaninë me 4.7 miliardë dollarë, por Gjykata e Apelit rrëzoi paditë e dy grave dhe uli dëmshpërblimin në dy miliardë dollarë.

Pluhuri i prodhuar nga kompania amerikane përmban asbest, i cili mund të shkaktojë kancer të vezoreve, vendosi gjykata, ndërsa kompania kundërshtoi të dyja pikat.

“Johnson&Johnson”, me qendër në New Brunswick, Neë Jersey, kanë ndaluar shitjen e pluhurit të tyre të famshëm për foshnje në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, ndërsa është akoma në treg në shumë vende të botës, përfshirë dhe Shqipërinë e Kosovën.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.