Ish-kryeministri britanik Boris Johnson udhëtoi për në Kiev të dielën (22/1) , ku u takua edhe me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Deputeti konservator tha se ishte një “privilegj” për të që të vizitonte vendin me ftesë të Zelensky.
Vizita e paparalajmëruar erdhi pasi në Britani janë ngritur pyetje të reja për financat e ish-kryeministrit .
“Unë mirëpres Boris Johnson, një mik i vërtetë i Ukrainës, në Kiev. Boris faleminderit për mbështetjen tuaj!” Ka shkruar Zelensky në Telegram.
Ai vizitoi gjithashtu qytetet Bucha dhe Borodyanka , në veriperëndim të Kievit.
Johnson tha se “vuajtjet e popullit të Ukrainës kanë vazhduar për një kohë shumë të gjatë. Mënyra e vetme për t’i dhënë fund kësaj lufte është që Ukraina të fitojë dhe të fitojë sa më shpejt të jetë e mundur.”
“Është koha për të dyfishuar ndihmën dhe për t’u dhënë ukrainasve të gjitha mjetet që u nevojiten për të kryer punën. Sa më shpejt të dështojë Putini, aq më mirë për Ukrainën dhe gjithë botën”, shtoi ai, sipas BBC