Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Johnson shfaqet me tuta të kuqe, dhe jep këshilla për britanikët: Humbja e peshës është gjëja më e mirë që mund të bëni, ja sa kilogramë isha para stërvitjes

Kryeministri britanik, Boris Johnson tha të martën se ai ishte më i mirë tani sesa ishte para se të kishte COVID-19 në prill dhe se ndihej shumë më mirë pasi humbi peshë.

Johnson u shtrua në spital dhe kaloi tre net në kujdesin intensiv kur ishte i sëmurë me koronavirus.

“Unë jam më i mirë nga sa isha më parë, jam i aftë si një qen kasapi”, tha ai në përgjigje të një pyetjeje nga një reporter nëse ishte shëruar plotësisht.

Johnson, tha se përpara se ai të fillonte programin e ushtrimeve fizike për të humbur sasinë e tepër të kilogramëve ai peshonte  (112 kg), gjë që ai tha se ishte shumë për një burrë me një lartësi prej 5ft 10 in (1.78 m).

“Unë hezitoj të jap ndonjë këshillë, por humbja e peshës është një gjë shumë e mirë për të bërë”, tha Johnson. Ndërsa nuk e tregoi peshën aktuale që ai ka tani pas stërvitjes që ka bërë.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *