Britania mund të mbetet nën masa të rrepta bllokimi deri në qershor, pranoi ministri përgjegjës mbëmjen e djeshme, ndërsa Boris Johnson ka vendosur që të njoftojë vetëm një lehtësim ‘të vogël dhe modest’ të kufizimeve tëg dielën në mbrëmje.
Kryeministri i tha kabinetit qeveritar se do të vazhdojë me ‘kujdes maksimal’ kur bëhet fjalë për heqjen e kufizimeve, pasi ekspertët paralajmëruan se shpërthimet në shtëpitë e kujdesit dhe spitalet e bëjnë lehtësimin shumë të rrezikshëm. Johnson është vendosur t’i drejtohet kombit në orën 7 pasdite të dielën dhe pritet të njoftojë se njerëzit do të lejohen për liri të reja që nga e hëna.
Kishat, xhamitë dhe vendet e tjera të adhurimit gjithashtu do të lejohen të hapen – por vetëm për lutje private dhe jo për ceremoni në grup. Po ashtu pritet që të lejohen edhe parqet me kushtin q ëtë mos ketë përzierje mes familjeve të ndryshme. Johnson po nxitet nga ministrat e kabinetit dhe kundërshtarët politikë të përcaktojnë data të veçanta se kur do të nisë lirimi i masave.
Por pavarësisht dëshirave dhe parashikimeve, kryeministri britanik do të paralajmërojë vetëm disa ndryshime të lehta, ndërkohë që rastet e reja ditore me të prekur në Britani kanë shkuar deri në 20,000 thonë mediat dhe jo rreth 5,000 të raportuar zyrtarisht nga qeveria, me 400 mijë njerëz në total të infektuar. (E.K/Faxweb.al)