Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Bashkëshortja e tij humb betejën 2-vjeçare me sëmundjen, aktori John Travolta ndan lajmin e hidhur

Ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare gruaja e aktorit të njohur John Travolta, Kelly Preston ndërsa raportohet se shkak është bërë kanceri i gjirit.

Lajmi u konfirmua nga vetë aktori në një postim në Instagram ku bën me  dije se e shoqja pas dy vitesh humbi betejën me sëmundjen e rëndë,.

“Me zemër të thyer ju informoj se gruaja ime e bukur Kelly ka humbur betejën e saj dy vjeçare me kancerin e gjirit. Ajo luftoi fort së bashku me dashurinë dhe mbështetjen e kaq shumë njerëzve. Dashuria dhe jeta e Kelly do të kujtohen gjithmonë. Do të marr ca kohë për të qenë afër fëmijëve që kanë humbur nënën e tyre.”, shkruan ai.

Ish-modelja Preston dhe Travolta ishin të martuar që prej 29 vitesh. Ata kishin dy fëmijë, Ella, 20 vjeç dhe Benjamin, nëntë. Një djalë i tyre, Jett, vdiq në vitin 2009 në moshën 16 vjeç.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *