Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Johannes Hahn: Vettingu ka nisur, pres në fillim të vitit rezultatet e para

Gjatë një konference nga kryeministria komisioneri i BE për Zgjerimin, Johannes Hahn tha se procesi i Vettingut ka nisur tashmë dhe duhet te dalin edhe rezultatet e para. 

“Kemi diçka për të treguar, një histori të re, lidhur me progresin, ecurinë sa i takon kultivimit të drogës apo numrit të azil kërkuesit. Duhet të ndryshojnë disa deficite. Duhet të merremi me to dhe kjo na bashkon ne në përpjekjet tona të përbashkëta për të bërë progres. Do nxjerrim një raport në janar. Do ketë edhe një samit ë do të pritet nga presidenca bullgare.

Kjo tregon qartë punën e BE për anëtarësimin. Kjo do jetë një dritare mundësisht dhe mund të punojmë për rezultate konkrete për të arritur rezultate të hapjen e negociatave. Nga procesi i vettingut, pres që rezultatet e para t’i shoh në fillim të vitit. Ekipi i ONM vijon punën, dhe i kam takuar. Për mendimin tim të gjitha këto janë në rrugën e duhur dhe do thosha se në vlerësimin tonë Shqipëria është në rrugëtimin e duhur dhe do thosha që aspirata europiane duhet të jetë një objektiv kombëtar që mbështet nga të gjitha forcat, nga të gjitha elementet, partitë politike, pra të gjithë”, tha Hahn. (J.V/Faxweb.al)

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *